Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tungjatjeta dhe Mirupafshim”, në ODA

NULL NULL
22.06.2015 15:20
“Tungjatjeta dhe Mirupafshim” do të zhvillohet përmes rezidencave artistike dhe si punë në zhvillim do të shfaqet gjatë festivalit "HAPU" në Shtator të vitit 2015.

Teatri ODA përgjatë fillimit të pushimit veror dhe Muajit të Diasporës do të organizoj Shkollën Verore me punëtori për të rinj nga diaspora dhe të rinj të vendit në Teatrin ODA në Prishtinë.

Punëtoritë janë të dedikuara për të rinjtë prej moshës 14 deri 19 vjeç dhe grupi do të jetë i përbërë prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Duke punuar bashkërisht me njerëz që takohen për herë të parë zhvillohen edhe aftësi të reja sociale, e përpos kësaj punëtoritë zhvillojnë shumë edhe kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha një eksperiencë të këndshme grupore dhe përvojë ekzaltuese të shfaqjes në hapësirë publike.

Punëtoritë mbahen prej 29 qershor deri 12 korrik 2015, nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë përpos të dielen, 5 korrik. Ato mbahen në hapësirën e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit) apo edhe në hapësira tjera alternative si dhe në raste të caktuara do të ketë edhe provë në hapësirë publike. Punëtoritë do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe.

Kjo shkollë verore do të bazohet në temën “TUNGJATJETA DHE MIRUPAFSHIM”, që është edhe një projekt i teatrit ODA dhe UniT Graz e që i dedikohet hapësirës publike. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me rrjetin IN SITU – rrjet evropian i organizatave artistike në hapësira publike, ku ODA është i vetmi anëtar që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian.

“Tungjatjeta dhe Mirupafshim” do të zhvillohet përmes rezidencave artistike dhe si punë në zhvillim do të shfaqet gjatë festivalit “HAPU” në Shtator të vitit 2015, trasmeton Kult Plus.

 

lajme të ngjashme