Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tuna: Shpat, nëse një ditë Roeli do ngjitet në skenë – unë do jem aty, premtoj!

NULL NULL
02.12.2025 15:05

Këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Tuna e ka kujtuar Shpat Kasapin si djalë të buzëqeshur e artist të talentuar.

Gjatë fjalës së tij, ajo tha se me Shpatin ishin shokë klase, dhe atë e kujton si një person të dashur dhe të mirë.

“Ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase. Provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo. Ia dolëm Shpat, ti ia dole. Sot kënga jote jehon në çdo qytet dhe në çdo zemër ku flitet shqip. Le muzikën që do ta mbajë emrin gjallë përherë. Le buzëqeshjen tënde, le porosinë se të jesh i mirë dhe i dashur është vlerë e njerëzimit”, ka thënë këngëtarja, njofton Klankosova.tv.

“Nëse një ditë Roeli vendos të ngjitet në skenë, unë do të jem aty, premtoj. Do ta mbështesë ashtu si dikur e mbështetëm njëri-tjetrin. Faleminderit që na mësove buzëqeshjen”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Shpat Kasapi vdiq javën e kaluar pas një sulmi në zemër në Itali, dhe i njëjti është varrosur në Tetovë.

lajme të ngjashme