Tuchel zbulon skuadrën para përballjes me Shqipërinë NULL NULL 14.03.2025 11:46 14.03.2025 11:46 Trajneri i ri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka zbuluar ekipin e tij me të cilin do të luajë për kualifikimet e Botërorit 2026. Ky ekip do të përballet me Shqipërinë dhe Letoninë. Në këtë listë bie në sy thirrja e Jordan Hendersonit. Tuchel beson se ai ende mund të jetë “pjesë e madhe” e të ardhmes së Anglisë. Ish-lojtari i Liverpoolit nuk ka luajtur për Anglinë që nga nëntori i vitit 2023, pas kalimit në Arabinë Saudite e më pas edhe në Ajax. Ndeshja e parë e Tuchelit kundër Shqipërisë zhvillohet në Wembley të premten më 21 mars, përpara se Anglia të kthehet në stadiumin kombëtar të hënën më 24 mars për të luajtur me Letoninë. Biletat për ndeshjen me Shqipërinë janë shitur të gjitha. /Klankosova.tv Skuadra e Anglisë: Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Southampton), James Trafford (Burnley) Mbrojtës: Dan Burn (Newcastle United), Levi Colwill (Chelsea), Marc Guéhi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Tino Livramento (Newcastle United), Jarell Quansah (Liverpool), Kyle Walker (AC Milan, në huazim nga Manchester City) Mesfushorë: Jude Bellingham (Real Madrid), Eberechi Eze (Crystal Palace), Jordan Henderson (Ajax), Curtis Jones (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa) Sulmues: Jarrod Bowen (West Ham United), Phil Foden (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Munich), Marcus Rashford (Aston Villa, në huazim nga Manchester United), Dominic Solanke (Tottenham Hotspur)