Tubim madhështor në Pejë, Haradinaj: Po shtohemi përditë e më shumë! NULL NULL 26.01.2025 19:23 26.01.2025 19:23 Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj, ka ndarë momente nga tubimi madhështor në Pejë. Ai përmend figura për të cilat thotë se me njerëz të tillë të devotshëm arrihet fitorja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton klankosova.tv. ”Dy ishin arsyet e një tubimi madhështor në Pejë dhe që të dyja lidhen me Kosovën: “Lufta për Kosovën” me autorë Rasim Selmanaj, kandidat për deputet dhe Agron Gashi; si dhe vizioni ynë për Kosovën Fituese. Me njerëz të devotshëm, drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit. Po shtohemi përditë e më shumë! 1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese”.