Tryeza e Bajramit – Ushqimet dhe ëmbëlsirat më të zakonshme të kësaj feste NULL NULL 20.04.2023 12:56 20.04.2023 12:56 Bajrami Nesër në të gjithë botën myslimanët festojnë festën e Fitër Bajramin, festë kjo e cila vjen pas një muaji agjërimi të Ramazanit. Përveç urimeve, pjesë e rëndësishme e kësaj feste janë edhe ushqimet dhe ëmbëlsirat, përcjell Klankosova.tv. Këto janë disa nga ushqimet dhe ëmbëlsirat që asnjëherë nuk mungojnë për këtë ditë: Sarma Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi. Pite Çdo Bajram, shumica e familjeve zgjedhin që në tryezën e tyre të kenë një lloj të pites, si të tillë me djathë dhe lakrori. Pulë Pula është gjithashtu shpesh pjesë e tryezës së Bajramit. Në këtë ditë servohet pulë e pjekur në tavë e kombinuar me patate apo perime të ndryshme. Bakllava Ëmbëlsira karakteristike e Bajramit është ajo e quajtur Bakllavë. Përbërësit kryesorë të saj janë petët, arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë apo badem. Tullumbat Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë dhe zakonisht janë pjesë e festës së Bajramit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.