Trusti, tema e së mërkurës në kuvend (VIDEO) NULL NULL nga Erblina Okrashtica 20.06.2022 20:26 nga Erblina Okrashtica 20.06.2022 20:26 22, 23 dhe 27 qershor janë datat, në të cilat do të mbahen seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës. Në seancën e së mërkurës do të trajtohet tema që mbeti pa u trajtuar herën e fundit kur u mblodhën deputetët. Kështu u shpreh shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. “Në seancën e së mërkurës do jetë një draft ligj, draft ligji për mundësimin e heqjes së 30% të kursimeve të qytetarëve në fondin pensional një çështje dhe kërkesë kjo e qytetarëve të Republikës së Kosovës e cila po vjen pikërisht në kohën kur vendi po ballafaqohet me një rritje jashtëzakonisht të madhe të çmimeve”. Tërheqjen e parave të Trustit po e mbështet edhe Besnik Tahiri i AAK-së megjithatë ky ka kërkuar që ne këto seanca të trajtohet ngritja e çmimeve, dhe masat që kjo qeveri duhet t’i marrë. Të dy partitë opozitare u shprehen se i mbështesin kërkesat e veteranëve të luftës lidhur me pagën minimale.