Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trupi gjykues kërkon shkurtimin e kohës për intervistimin e dëshmitarëve

NULL NULL
19.06.2023 12:43

Të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca gjykuese ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në fillim të seancës, trupi gjykues shprehu shqetësimin mbi rrjedhën kohore të procesit gjyqësor, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Klan Kosova.

Gjykatësi Charles Smith III lëshoi tre urdhra gojorë. I pari urdhër ishte për shkurtim të kohës për marrje në pyetje të dëshmitarëve nga ana e prokurorisë dhe mbrojtjes.

Gjykatësi po ashtu kërkoi nga prokurori që për hir të të akuzuarve, ndaj tyre të zhvillohet procesi gjyqësor në kohë të arsyeshme dhe kërkoi që t’i rishikojnë pyetjet, ndërkaq mbrojtes i dha afat që deri të nesërmin të bëjë rishikimin e kohës për marrje në pyetje të dëshmitarëve.

Urdhri i dytë gojor ishte zgjatja e apelimit për dy vendime gjyqësore deri më 26 qershor të këtij viti.

Ndërsa, sa i përket urdhrit të tretë seanca kaloi në sesion privat.

Pasi u shqiptuan urdhrat gojorë, seanca vijoi me dëshminë e dëshimtarit të dhjetë, teksa në sallë fizikisht të pranishëm ishin Thaçi, Veseli dhe Selimi, ndërsa Krasniqi ishte i kyçur përmes video-lidhjes.

lajme të ngjashme