Trumpi rrit tarifat për importet e aluminit dhe çelikut NULL NULL 11.02.2025 08:29 11.02.2025 08:29 Presidenti amerikan Donald Trump rriti ndjeshëm tarifat për importet e çelikut dhe aluminit të hënën në një masë prej 25% “pa përjashtime”. Ai shpreson se kjo lëvizje do të ndihmojë industritë në vështirësi në Shtetet e Bashkuara, por që gjithashtu rrezikon të ndezë një luftë tregtare me shumë fronte. Trumpi nënshkroi shpalljet që rrisin normën e tarifave të SHBA-së për aluminin në 25% nga norma e tij e mëparshme 10% dhe duke eliminuar përjashtimet e vendeve dhe marrëveshjet e kuotave, si dhe qindra mijëra përjashtime të tarifave specifike të produkteve për të dy metalet. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se masat do të hyjnë në fuqi më 4 mars, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.