Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi optimist se do të ketë takim me Putinin e Zelenskyn

NULL NULL
13.08.2025 19:13

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se nëse takimi i tij këtë të premte me homologun rus, Vladimir Putin, shkon mirë, do të donte ta organizonte menjëherë një takim të dytë, përfshirë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Telefonatën me Zelenskyn, Trumpi e cilësoi si shumë të mirë, teksa tha se takimi i dytë do të ishte më produktiv se ai i pari.

“Ka shumë gjasa që të kemi një takim të dytë, i cili do të jetë më produktiv se i pari. Sepse i pari është që un do të zbuloj ku jemi dhe çfarë po bëjmë”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Trumpi tha se do të ishte prezent nëse takimi i dytë do realizohej nëse “ata do të donin që unë të isha aty”, teksa shprehu optimizëm për takimin fillestar me Putinin, duke thënë se mund të arrihen gjëra të mëdha.

Kur u pyet nëse ishte vendimi i tij të përjashtonte Zelenskyn nga takimi i së premtes me Putinin, Trump u përgjigj duke thënë “jo, përkundrazi”.

Më herët gjatë ditës, Trump zhvilloi një takim virtual me Kancelarin gjerman, Friedrich Merz, Zelenskyn dhe liderë të tjerë evropianë për të diskutuar pikëpamjet e tij para takimit me Putinin.

 

lajme të ngjashme