Trumpi kërcënon me “pasoja të rënda” nëse Putini bllokon paqen në Ukrainë NULL NULL 14.08.2025 07:25 14.08.2025 07:25 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kërcënoi me “pasoja të rënda” nëse Vladimir Putin i Rusisë nuk pranon paqen në Ukrainë, por tha gjithashtu të mërkurën se një takim midis tyre mund të pasohet shpejt nga një i dytë që do të përfshijë udhëheqësin e Ukrainës. Trump nuk specifikoi se cilat mund të jenë pasojat, por ai ka paralajmëruar për sanksione ekonomike nëse takimi i tij me Putinin në Alaskë të premten rezulton i pafrytshëm, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Kur u pyet nëse Rusia do të përballet me ndonjë gjë nëse Putini nuk do të ndalojë luftën pas takimit të premtes, Trump u përgjigj: “Po, do të përballen”.