Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Trumpi do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës”, thotë Grenell (VIDEO)

NULL NULL
09.08.2025 20:19
Richard Grenell dhe Donald Trump

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosovës, Jehona Bajrami-Gashi, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.

I pyetur nga gazetarja Bajrami-Gashi se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.

“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme