Trump thotë se negociatat për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës janë duke vazhduar NULL NULL 08.05.2025 17:54 08.05.2025 17:54 Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur rreth luftës Rusi-Ukrainë. Nëse Rusia nuk do të ishte e përfshirë, Trump thotë se rrethanat do të ishin ndryshe, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Trump thotë se rreth 5000 ushtarë në javë po vriten dhe sipas tij, një gjë e tillë është “e tmerrshme”. Ai thotë se i dërguari i tij Steve Witkoff është ende duke punuar për një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën. Trump shton se administrata e tij po punon gjithashtu për një marrëveshje me Iranin, por nuk ofroi ndonjë specifikë.