Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kemi rritje alarmante të shifrave”, psikologia Syla: Shëndeti mendor, problem te të rinjtë (VIDEO)

NULL NULL
12.07.2026 21:32
Atifete Syla

Psikologia Atifete Syla në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova tha se problemet me shëndetin mendor të të rinjve dhe adoleshentëve janë në shifra alarmante në të gjithë globin.

Ajo tha se problemet e tilla sjellin prani më të madhe të dhunës në shoqëri, transmeton klankosova.tv.

“Ne kemi rritje alarmante të shifrave në të gjithë globin të problemeve të shëndetit mendor te të rinjve dhe adoleshentëve, kjo automatikisht ndërlidhet edhe me dhunën për shkak se një i ri me gjithë atë mllef edhe nevojën për me shpreh agresivitet patjetër që aty ka të bëjë gjendja emocionale, tregon që ka probleme të caktuara me kontrollin e emocioneve apo çkado qoftë, prandaj me rritjen e problemit të shëndetit mendor automatikisht të bën të kuptosh që mundet me u rrit niveli i dhunës. Duke marrë parasysh statistikat edhe problemet madhore të shëndetit mendor, mendoj që është më e shprehur”, tha ajo.

lajme të ngjashme