Trump përgëzon Zelenskyn përpara bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 28.02.2025 07:38 28.02.2025 07:38 Donald Trump, Volodymyr Zelenskiy, New York City, 27 shtator 2024. REUTERS/Shannon Stapleton Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka “shumë respekt” për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në prag të bisedimeve të tyre në Shtëpinë e Bardhë. I pyetur nga BBC nëse do të kërkonte falje që së fundmi e kishte quajtur “diktator”, ai tha se nuk mund ta besonte se e kishte thënë këtë. Ai gjithashtu e quajti Zelenskyn si “shumë të guximshëm”, transmeton Klankosova.tv. Trump po fliste pas bisedimeve me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer për përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. Ai parashikoi një “takim shumë të mirë” me Zelensky të premten, duke thënë se përpjekjet për të arritur paqen “po lëviznin shumë shpejt”.