Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

NULL NULL
17.07.2026 15:22

Një shtëpi është shembur rreth mesditës së sotme në rrugën “A” në Prishtinë, duke mobilizuar menjëherë Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për shembjen e një shtëpie në rrugën ‘A’, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha Pllana për Klankosova.tv.

Ai shtoi se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Policia nuk ka dhënë ende informacione nëse si pasojë e shembjes ka persona të lënduar apo dëme të tjera, ndërsa rrethanat e rastit mbeten nën hetim.

Shtëpia drejt shembjes në Rrugën A, pronarja: Jemi njoftuar mbrëmë nga fqinjët

lajme të ngjashme