Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për dy ditë mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë

NULL NULL
17.07.2026 15:22

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht gjatë fundjavës, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.

Sipas komunikatës për media, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe 19 korrik 2026, në intervalin kohor nga ora 10:30 deri në 18:00, transmeton Klankosova.tv.

Më 18 korrik do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

“Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse. Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv

lajme të ngjashme