Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump për sulmet e Indisë në Pakistan: Shpresoj vetëm të përfundojnë shpejt

NULL NULL
06.05.2025 23:29

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është pyetur në lidhje me sulmet me raketa të Indisë në territorin e kontrolluar nga Pakistani.

“Sapo dëgjuam për këtë. Është për të ardhur keq”, u tha Trump gazetarëve, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv

Ai tha se “njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar në të kaluarën”, sepse të dyja palët kanë luftuar “për shumë dekada dhe shekuj”.

“Shpresoj vetëm të përfundojë shumë shpejt,” shtoi Trump.

Ditë më parë, Trump deklaroi se India dhe Pakistani do të zgjidhin tensionet

“Do ta zgjidhin në një mënyrë ose në një tjetër”, ishte shprehur ai. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme