Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Operacioni në Venezuelë tregon se kemi ushtrinë më të frikshme në tokë

NULL NULL
06.01.2026 18:11

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha në Uashington se operacioni në Venezuelë për të rrëzuar Nicolas Maduron dëshmon se “ShBA ka ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse dhe më të sofistikuar”.

Udhëheqësi i Amerikës shtoi se: “Është ushtria më e frikshme në planetin Tokë, dhe nuk është as afër. E dini, e kam thënë për një kohë të gjatë. Askush nuk mund të na mposhtë”, transmeton Klankosova.tv 

Është pranuar prej kohësh se SHBA-të kanë fuqinë ushtarake më të shquar në hemisferën perëndimore.

Ndryshe, komentet e Donald Trump në Qendrën Kennedy deri më tani janë përqendruar kryesisht në çështjet e brendshme, raporton Skynews. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme