Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump kritikoi Papën, Meloni: E papranueshme  

NULL NULL
13.04.2026 18:34

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka cilësuar si të papranueshme kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leonit.

Ajo ka folur lidhur me këto kritika të Trump, që i kishte bërë pasi që Papa Leoni i ka dënuar kërcënimet e presidentit të SHBA-së ndaj Iranit.

“I konsideroj fjalët e Presidentit Trump drejtuar Atit të Shenjtë të papranueshme. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe e përshtatshme që ai bën thirrje për paqe dhe dënon të gjitha format e luftës”, ka thënë Meloni.

Deklarata e saj ka ardhur në kohën kur janë shtuar reagimet për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Presidenti Trump e kishte cilësuar si të “tmerrshëm” Papa Leonin, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje për paqe dhe duke dënuar kërcënimet për Iranin. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme