Trump jep lajmin e mirë: Vaksina po vjen, 90 për qind efektive kundër koronavirusit NULL NULL 09.11.2020 14:39 09.11.2020 14:39 Teksa Donald Trump po vazhdon të injorojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat e shpallën humbës, po vazhdon të merret me tema tjera. Trump ka folur rreth vaksinës së parë kundër COVID-19 e cila po ofron mbrojtje 90%, deri tani me të janë testuar 43 mijë e 500 njerëz në gjashtë vende të botës dhe nuk ka pasur efekte anësore, njofton Klan Kosova “Tregu i aksioneve është lartë. Vaksina po vjen shpejt. Raportohet se është 90 për qind efektive. Sa lajme të mira”, ka shkruar Trump në Twitter. STOCK MARKET UP BIG, VACCINE COMING SOON. REPORT 90% EFFECTIVE. SUCH GREAT NEWS! — Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 9, 2020 Vaksina e parë kundër COVID-19 ofron mbrojtje 90%