Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Iranianët janë luftëtarë të këqij, por negociatorë të shkëlqyer

NULL NULL
26.03.2026 16:13

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, foli në një mbledhje të kabinetit rreth luftës kundër Iranit, të cilën Uashingtoni e quan Operacioni “Tërbim Epik”.

Trump përsëriti se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë bindshëm konfliktin, duke vënë në dukje se forcat amerikane kanë dhënë goditje serioze ndaj aftësive ushtarake të Iranit për javë të tëra “në një nivel që shihet rrallë”.

Ai përsëriti deklaratën e tij të mëparshëm se Irani donte të arrinte një marrëveshje.

“Ata po kërkojnë një marrëveshje. Unë jo”, tha ai, duke shtuar se iranianët janë “luftëtarë të këqij, por negociatorë të shkëlqyer”.

Presidenti deklaroi gjithashtu se Irani kishte një plan për të marrë kontrollin e Lindjes së Mesme dhe përmendi kërcënimin e zhvillimit të armëve bërthamore si një arsye kryesore për sulmet ushtarake. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme