Trump i zhgënjyer nga vendimi për dënimin e tij, thumbon Bidenin NULL NULL 31.05.2024 17:15 31.05.2024 17:15 Ish-presidenti Donald Trump flet gjatë një konference shtypi në Trump Tower, të premten, 31 maj 2024, në Nju Jork. Foto: AP Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka filluar fjalimin e tij, duke iu referuar dënimit të tij për 34 akuza, duke thënë nëse “ata mund të ma bëjnë këtë mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo”. Menjëherë, ai kaloi në një çështje tjetër, duke dënuar sistemin e imigracionit të vendit dhe njerëzit “e sëmurë” që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Trump i drejtohet rivalit të tij politik, Joe Biden, i cili, thotë ai, po “shkatërron vendin”. /Klankosova.tv