Trump, Biden e Zelensky nesër në Romë për funeralin e Papa Françeskut NULL NULL 25.04.2025 16:46 25.04.2025 16:46 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, janë larguar nga Uashingtoni me Air Force One, duke u drejtuar për në Romë për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut. Në funeralin e Papës do të marrin pjesë edhe paraardhësit e Trump Joe Biden dhe gruan e tij Jill, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Në Vatikan do të jenë edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Princi William si dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Për t’iu dhënë mundësi sa më shumë njerëzve ta ndjekin këtë ngjarje, mediat e Vatikanit do ta komentojnë drejtpërdrejt në radio në 15 gjuhë, duke përfshirë edhe 4 gjuhë shenjash. / Klankosova.tv