Truku i grimit aziatik (Video) NULL NULL 03.06.2015 15:27 03.06.2015 15:27 Një grua nga Koreja Jugore është bërë sensacion në internet, pasi e ka bërë një video me këshilla për pastrimin e fytyrës nga makijazhi të quajtur: “how to remove your face”. Videoja trajnuese i tregon shikuesve se si ta largojnë grimin, derisa ajo e heq pudrën e lëngshme, hijen e syrit dhe te tjerat vetëm nga një anë e fytyrës së saj. Fytyra e gruas paraqitet në kontrast të fortë derisa ajo largon shtresat e kozmetikës për të zbuluar pamjen e saj të vërtetë. Në bazë të kësaj, bëhet e ditur se ky është truku i grimit që përdoret nga shumica e femrave aziatike. Nga data 2 Maj prej kur është ngarkuar kjo video në internet, ka mbledhur më shumë se 7 milionë shikime. https://www.youtube.com/watch?v=VzL-cWHUHeo