“Troshat”, libër prekës dhe emocionues nga aktori Çun Lajçi (VIDEO) NULL NULL 07.03.2022 13:04 07.03.2022 13:04 Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, ka botuar librin e tij më të ri të titulluar “Troshat”. Ky libër përbëhet nga 88 tregime të shkurtëra, përcjell Klankosova.tv Në lidhje me këtë, Lajçi ka folur në emisionin “Sytë Shtatë” në Klan Kosova. “Janë tregime e kujtime fëmijëri, rinie, por edhe kujtime të pjekurisë sime. Pra, janë kujtime e rrëfime të cilat i kam prekur, shkelur e përjetuar dhe kam vendosur që t’i vargisë në një libër”, u shpreh ai. Tutje, Lajçi tha se shpreson që çdo njeri ta gjejë vetën në tregimet e këtij libri.