Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tronditet Dua Lipa, fansat iu futën fshehurazi në hotel

NULL NULL
20.01.2025 21:55
Foto arkiv: Dua Lipa
Foto arkiv: Dua Lipa

Dua Lipa ka mbetur e tmerruar kur fansat u futën në hotelin e saj dhe e prisnin jashtë derës së dhomës së gjumit.

Këngëtarja 29-vjeçare ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur adhuruesit e saj arritën të hynin në ambientet e saj private.

Artistja ishte në qytet për të filmuar një reklamë përpara se të ndodhte shkelja e sigurisë. Ndërsa mësohet se Dua është e padëmtuar pas incidentit, është raportuar se ajo ka mbetur e tronditur.

Fansat besohet se kanë pritur yllin për të bërë fotografi, dhe gjithashtu kanë qëndruar në pritë pranë një ashensori në përpjekje për t’iu afruar asaj, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme