“Triller” fitore e Martin-it në Moto GP NULL NULL nga Naim Selmani 18.06.2023 16:53 nga Naim Selmani 18.06.2023 16:53 Motoristi spanjoll Jorge Martin e ka mposhtur kampionin aktual në Moto GP në betejën për fitore në Gjermani. Megjithatë beteja për fitore në shtegun Sachsenring shkoi deri në centimetrat e fundit përcjell klankosova.tv. Kjo pasi Martin e kaloi vijën e cakut duke e lënë pas vetes Francesco Bagnaian për vetëm 64 të qindtën e sekondës. Në këtë formë spanjolli e kompleton fundjavën fantastike pasi paraprakisht kishte triumfuar edhe të shtunën në garën Sprint në gjermani. Tani është bërë edhe më interesante beteja për titulli pasi në renditje Bagnaia ka 160 pikë vetëm 16 më shumë se ndjekësi Martin. Në anën tjetër vendin e tretë në Gjermani e mori francezi Johan Zarco që është podiumi i katërt këtë sezon për të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.