Tri maqedonase shpëtohen nga mbytja në Golem, dy prej tyre në gjendje të rëndë NULL NULL 19.08.2023 23:06 19.08.2023 23:06 Golem Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Golemit. Të tria, kanë arritur të shpëtojnë pasi u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, si dhe roja bregdetare dhe zyrtarët policorë të Kavajës, qe ishin me shërbim në vijën bregdetare. Maqedonaset janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore. Ndërsa raportohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, kurse njëra është jashtë rrezikut të jetës./ Abcnews.al