Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça triumfon në “Minatori”, një fitore larg finales

NULL NULL
26.04.2025 21:01

Trepça e ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Play-offit me rezultat 67:61.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 17:22, por që mitrovicasit në 10-minutëshin triumfuan me 12 pikë më tepër, 23:11, duke e përmbysur epërsinë.

Në periodën e tretë, Prishtina ishte sërish më e suksesshme, pasi fitoi me pesë pikë më tepër, 28:23, ndërsa në çerekun e fundit, Trepça nuk lejoi që të mposhtej, ku fitoi me rezultat 9:5.

Trepça është vetëm një fitore larg që të kalojë në finale të Play-offit, pasi nga tri ndeshjet e para, dy i kanë fituar “Minatorët” e një kryeqytetasit.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e katër e serisë së gjysmëfinaleve në mes këtyre dy skuadrave.

lajme të ngjashme