Trepça shumë e fortë në pjesën e parë, Ylli assesi s’po e gjen këndelljen NULL NULL 09.09.2024 20:50 09.09.2024 20:50 Trepça shumë e fortë në pjesën e parë, Ylli assesi s'po e gjen këndelljen Plot 17 pikë epërsi është diferenca që ka krijuar Trepça kundër Yllit në pjesën e parë. Në 20 minutat e para skuadra mitrovicase ishte shumë e fortë dhe suharekasit assesi të këndelleshin. 47 me 30 përfundoj pjesa e parë në favor të kampionit aktual, Trepçës. Kjo përballje po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Kosovës. Në gjysmëfinalen e parë që u zhvillua sot, Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën me rezultat 91:80 duke prekur finalen e kësaj gare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.