Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok NULL NULL 31.07.2026 19:16 31.07.2026 19:16 Lajmi i Fundit Tash e disa ditë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, janë duke u kryer gërmime për mbetje mortore. Në këtë lokacion, siç raporton RTK, është gjetur municion që dyshohet se është nga periudha e luftës, transmeton Klankosova.tv. Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, mirëpo deri në publikimin e lajmit, nuk ka arritur të marrë ndonjë konfirmim zyrtar. Ndryshe, gërmimet në këtë lokacion kanë filluar gjatë kësaj jave, ku dyshohet se janë varrosur grupi i njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”, me 23 pjesëtarë që u raportuan të zhdukur nga viti 1999.