Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht NULL NULL 31.07.2026 18:25 31.07.2026 18:25 Foto Ilustrim Kryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, e cila do të mbahet të enjten, më 6 gusht. Sipas njoftimit, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Në ftesën e dërguar deputetëve, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të legjislaturës së re që të marrin pjesë në këtë seancë, ndërsa ka njoftuar se rendi i ditës është bashkëngjitur me dokumentin zyrtar. Seanca konstituive pritet të shënojë nisjen e punës së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Betimin e deputetëve; Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit; Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Datën e seancës plenare, Haxhiu e kishte caktuar e kaluar, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes. “Në mbështetje të nenit 66, paragrafi 3, nenit 84 (pika 3) dhe nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Vendimin e datës 08.07.2026 (Nr. Prot. KQZ: 01/1433-2026) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026, të pranuara nga Zyra e Presidentes më datë 08.07.2026 (Nr. Prot.: 01/013-770-01/26), nxjerr: VENDIM Mbledhja e Parë e Legjislaturës së Njëmbëdhjetë (XI) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, thirret me datën 06.08.2026, në ora 10:00” shkruhet në vendimin e Haxhiut.