Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça shpallet kampione e Kosovës për U18

NULL NULL
nga Jon Ajeti 30.05.2021 14:30

Trepça e Mitrovicës është shpallur kampione e Kosovës në kategorinë U18 në basketboll.

Trepça në finale takoi “Marigona Hill Prishtina” ku e mposhti me rezultat 62:61, njofton Klankosova.tv.

Kjo finale ishte shumë interesant pasi shumë shpesh gjatë ndeshjes epërsia shkonte sa tek njëra skuadër ashtu edhe tek tjetra.

Gjatë pjesës së parë loja u mbyll me rezultat të barabartë, por në pushim ishte ekipi mitrovicas që shkoi në epersië prej 5 pikëve 40:35.

Çerekun e tretë më mirë e nisi ekipi nga Prishtina, duke kaluar në epërsi 47:54, por një seri prej 9:0 e ‘Xehetarëve’ bëri që rezultati të jetë 56:54 në të mirë të tyre.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike ku shumë shpesh rezultati ishte i barabartë, po në fund ishte Trepça që fitoi me rezultat përfundimtar 62:61.

Te Trepça u dalluan Anes Gashi me 22 pikë e 14 kërcime, Rinol Gashi me 14 pikë e dhjetë kërcime kurse te Marigona Hill Prishtina u dalluan Altrim Osmani me 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Genc Zeqiri me 16 pikë e dhjetë kërcime.

Në ndeshjen për vendin e tretë, KB Vushtrria Basket e ka mundur Pejën me shifrat 70:57.

Finalja Trepça – Marigona Hill Prishtina U18 u shfaq ekskluzivisht në platformën Artmotion.

 

 

lajme të ngjashme