Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça po e humb me rezultat të ngushtë çerekun e parë në Fiba Europe Cup

NULL NULL
09.10.2024 20:24

Trepça është duke u mposhtur në çerekun e parë të ndeshjes kundër Dijonit të Francës në kuadër të Fiba Europe Cup me rezultat 34-27.

Francezët e nisën mirë 10-minutëshin e parë, duke krijuar epërsi prej 8-0 në minutat e para, teksa mitrovicasit më pas e ngushtuan epërsinë.

“Minatorët” janë në grupin H të kualifikimeve për Fiba Europe Cup bashkë me Dijonin, Caledonia Gladiators dhe Ludwigsburgun.

Në çerekun e parë më të mirët në parket ishin McDuffie te Dijoni me 8 pikë të shënuara e një top të vjedhur, teksa te Trepça u dallua Tmusiq me 12 pikë, ku shënoi katër treshe rresht, e një top të vjedhur.

 

lajme të ngjashme