Trepça në shekullin XX, një copë e madhe e kauzës së Kosovës NULL NULL 27.01.2023 12:45 27.01.2023 12:45 Miniera e Trepçës zë vend të rëndësishëm në historinë e Kosovës, sidomos në atë të shekullit njëzet. Në shikim të parë, ajo mund të shihej vetëm si dobi ekonomike, mirëpo rrjedha e ngjarjeve e transformoi Trepçën edhe në simbol kulturor e kombëtar, në stemë për shqiptarët e Kosovës në lypje të lirisë. Historiani Mustafë Haziri e ka shkruar librin Miniera e Trepçës gjatë shekullit XX, duke mëtuar ta shtojë edhe një dokument që paraqet rolin dhe efektin e ngjarjeve në Trepçë si Greva e Minatorëve, të cilat lëkundën edhe ngjarjet pasuese në nivel shtetëror e shoqëror. Ai ka qenë i ftuar në emisionin KultOra ku edhe ka dhënë detaje të tjera lidhur me Trepçën dhe librin e tij për të.