Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça kalon në gjysmëfinale të Kupës

NULL NULL
13.02.2024 18:56
koshi, topi, basketboll, fotilustrim

Klubi i Basketbollit Trepça, ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beqiragiq, me lehtësi e ka mposhtur Istogun.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat 84:51.

Tek “xehëtarët” më i dalluari ishte Kevin Bracy-Davis, me 13 pikë.

Nga 12 sosh shtuan Drilon Hajrizi, Devonte Upson dhe Dardan Kapiti.

Derisa tek istogasit, më efikasët ishin: Daquan Brooks me 15 pikë dhe Tyres Prince me 14.

Në gjysmëfinale, Trepça do ta presë fituesin nga ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Kujtojmë se “Final 8” i Kupës së Kosovës këtë zhvillohet në Gjakovë.

lajme të ngjashme