Trepça humb lojën e 10 radhazi, pësoi edhe nga Ponte (VIDEO) NULL NULL 10.01.2021 21:18 10.01.2021 21:18 Prizrenasit i kthehen fitores, mitrovicasit vazhdojnë me humbje. Ponte Prizreni ka fituar duelin e fundit të gjysmës së sezonit në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Trepçën me rezultatin 95:74. “Bardhë e zinjtë” pasi humbën derbin lokal nga Bashkimi të enjten, të dielën i shkaktuan “minatorëve” disfatën e 10-të radhazi. Vendasit e përmbyllën pjesën e parë të takimit me epërsi prej 4-të pikëve, ndërsa atë e thelluan gjatë çerekut të tretë dhe të katërt. Lojtari më në formë tek fituesit ishte Jeremiah Paige me 27-të pikë, ndërsa tek humbësit Erving Walker me 26-të pikë. Ponte Prizreni me këtë fitore ka 24 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelore, ndërsa Trepça e fundit ka 16-të pikë. Ndeshja Ponte Prizreni – Trepça, u transmetua ekskluzivisht në Art Motion dhe Klan Kosova. Kronikë e përgatitur nga gazetari Shpend Spahija.