“Treni bullgar”, Prokuroria e Gjakovës nis hetimet rreth keqpërdorimit të votës NULL NULL 11.02.2025 14:22 11.02.2025 14:22 Prokuroria e Gjakovës i ka nisur hetimet lidhur me një rast të keqpërdorimit të votës në Gjakovë. Bëhet fjalë për një qendër në shkollën “Zekirja Rexha”, ku dyshohet se ka ndodhur “Treni bullgar”. Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga Prokuroria përmes emailit. “Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve”, thuhet në përgjigjen e organit të akuzës për Klankosova.tv U raportua se pati keqpërdorime për qendrën “02-07”. Kësisoj, aty dyshohet po ashtu edhe për dy fletëvotime të cilat ishin të fotokopjuara. Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Pos në qendren “Zekirja Rexha” dyshohet se keqpërdorime ka pasur edhe në atë “Fehmi Agani”, ku dyshohet se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje është mbivotuar.