Tregolëshi i Garcias ushton në Bernabeu NULL NULL 04.01.2026 18:23 04.01.2026 18:23 Gonzalo Garcia ka pasur ndeshjen më të mirë deri tash në karrierë për Real Madridin. 21-vjeçari shënoi tre gola në fitoren 5-1 të Mbretërve ndaj Real Betisit në javën e 18-të të La Ligës. Dy golat e tjerë për Realin i shënuan Raul Asencio dhe Fran Garcia. Në anën tjetër, golin e nderit për Bardh e Gjelbrit e realizoi Cucho Hernandez. Me këtë fitore, Reali numëron 45 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Barcelona që mban vendin e parë.