Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbët për “Vidovdan”: Erdhën e brohoritën, panë dhe shkuan (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2026 20:09

Policia e Kosovës të dielën po zbatonte masa rigoroze të sigurisë në Gazimestan, ku po shënohej “Vidovdani”, festë tradicionale e serbëve nga Kosova dhe jashtë saj, raporton Klan Kosova.

Pos çantave që u kontrolluan për simbole nacionaliste, vëmendje iu kushtua edhe veshjeve që kishin mysafirët, të cilët u mblodhën për të kujtuar 637-vjetorin e Betejës së Kosovës.

Për disa, organizimi përmirësohet nga viti në vit, për të tjerë, kujtimi mbeti tek lufta e zhvilluar në atë periudhë.

Por, pati edhe nga ata që provokonin kamerat.

Mes lutjeve fetare, peshkopi Illarijon nga Gazimestani dërgoi mesazhe paqeje.

“Kur dikush dëshiron të na marrë diçka me forcë, kur dëshiron të na ndalojë besëlidhjen, kur na ndalojnë fjalët, ne ruajmë dinjitetin tonë dhe dëshirojmë të qëndrojmë të palëkundur edhe në vendet më të vështira”, tha ai.

Sikur në hyrje, jo të gjithë u përmbajtën në dalje nga mesazhet provokuese. As sivjet nuk mungoi kënga që pretendon Kosovën si pjesë të Serbisë. Për këto e veprime të ngjashme disa prej pjesëmarrësve përfunduan në pranga të Policisë.

Ndiqni kronikën:

lajme të ngjashme