Begaj në Poloni, zotohet për ndërtimin e një Evrope të lirë e të bashkuar NULL NULL 28.06.2026 21:56 28.06.2026 21:56 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të homologut të tij polak, Karol Nawrocki, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 70-vjetorit të Kryengritjes së Poznanit 1956. Përmes një postimi në Facebook, Begaj nderoi kujtimin e atyre, siç tha ai, “që sakrifikuan jetën në emër të lirisë dhe u ngritën kundër regjimit komunist”, transmeton Klankosova.tv. Pos tjerash, Begaj tha se bashkë me presidentin polak, u zotuan që të ruajnë të vërtetën historike, të forcojnë bashkëpunimin mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe të ndërtojnë një Evropë të lirë, të barabartë dhe të bashkuar. “Në deklaratën e përbashkët, riafirmuam angazhimin për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit, të drejtës së kombeve për vetëvendosje dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar ai.