Barcelona gati 70 milionë euro për yllin e Bournemouth NULL NULL 28.06.2026 21:45 28.06.2026 21:45 Alex Scott te Barcelona Barcelona e ka vendosur mesfushorin e Bournemouth, Alex Scott, në krye të listës së objektivave për afatin kalimtar të verës. Sipas mediave spanjolle 22-vjeçari anglez ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha, përfshirë Manchester United, ndërsa presidenti Joan Laporta raportohet se është i gatshëm të investojë deri në 70 milionë euro për transferimin e tij. Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë, pasi Bournemouth nuk dëshiron ta shesë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm dhe për Scott ka interes edhe nga klubet angleze.