Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Poligoni në Batajnicë: Vuçiq inspekton armatimin mbi varr masiv (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2026 20:17

25 vjet më parë në Batajnicë, afër Beogradit, u zbuluan varreza masive me 744 trupa shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Vrasjet në Kosovë, transporti e varrimi masiv i civilëve, ishte bërë në poligonin e njësive speciale policore serbe, kjo si pjesë e operacionit shtetëror për fshehjen e gjurmëve dhe krimeve, raporton Klan Kosova.

Më shumë se dy dekada nga kjo mizori në Batajnicë nuk ka as edhe një shenjë përkujtimore për viktimat, kurse këtë të diel udhëheqësit serbë në krye me presidentin e këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, u kthyen pikërisht në vendin e krimit të dyfishtë.

Aty u shfaqën, siç u tha, pajisjet më moderne e të reja që i posedon ushtria serbe, kurse vetë Vuçiq, duke pretenduar se dikush nga rajoni pa përmendur emra, mund ta sulmojë vendin e tyre, kërcënoi duke thënë se përgjigja e Beogradit do jetë e ashpër.

Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme:

lajme të ngjashme