Tre vetë të lënduar nga një aksident në Mitrovicë NULL NULL nga Hekuran Sokoli 04.10.2023 20:07 nga Hekuran Sokoli 04.10.2023 20:07 Foto ilustruese. Akident trafiku Sot rreth orës 18:00 një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndimet trupore. Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Dy vetura të përfshira në aksident, tre persona të lënduar”, ka thënë Zahiti. Fotografia në ballinë është përdorur vetëm sa për ilustrim.