Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të vdekur pas përplasjes së tramvajit me kamionin me mallra në Karlsruhe

NULL NULL
11.03.2025 22:46

Një incident tragjik ka ndodhur në veri të Baden-Württembergut, ku një tramvaj ka përplasur një kamion ngarkuar me mallra të rrezikshme.

Pas aksidentit, kamioni ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar një skenë të tmerrshme, raportojnë mediat gjermane, transmeton klankosova.tv.

Tre persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, përfshirë shoferin e kamionit që ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital.

Automjetet dhe tramvaji janë shkatërruar plotësisht.

Aksidenti ka lënë pas një kamion të shkrumbuar dhe mbetjet e tramvajit. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Tragjedia ka ndodhur pranë një kalimi hekurudhor pa pengesa, në veri të Karlsruhe.

lajme të ngjashme