Tre të plagosur në Pejë NULL NULL 22.05.2024 22:11 22.05.2024 22:11 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sonte në Pejë, në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”. Kështu tha për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi. “Për detaje tjera do t’ju njoftojmë”, theksoi ai. /Klankosova.tv Pamje nga plagosja në Pejë (VIDEO)