Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

United afër goditjes së radhës – objektivi tani është kapiteni i Belgjikës!

NULL NULL
13.07.2026 16:38

Pas transferimit të brazilianit Andrey Santos, Manchester United po synon një tjetër përforcim në mesfushë.

Objektivi i radhës i “Djajve të Kuq” është Youri Tielemans, me negociatat me Aston Villën që kanë hyrë në një fazë të avancuar.

Pasi hoqi dorë nga pista për mesfushorin e Atalantës, Ederson, klubi nga “Old Trafford” e ka përqendruar vëmendjen te reprezentuesi belg. Sipas raportimeve, United është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 35 milionë paundësh, me Tielemans që preferon kalimin te “Djajtë e Kuq”.

29-vjeçari është ndër mesfushorët më të qëndrueshëm të Premier League në vitet e fundit, duke ofruar cilësi teknike, vizion në lojë dhe eksperiencë të madhe në futbollin anglez. Ai ishte gjithashtu kapiten i Belgjikës gjatë Kupës së Botës 2026.

Nëse palët arrijnë marrëveshjen për detajet e fundit, Youri Tielemans pritet të jetë përforcimi i radhës i Manchester United në merkaton e verës, teksa klubi vazhdon rindërtimin e repartit të mesfushës./Klankosova.tv

lajme të ngjashme