Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Zllakuqan të Klinës NULL NULL 02.09.2024 22:05 02.09.2024 22:05 Foto ilustruese, aksident. Mbrëmjen e së hënës në Zllakuqan të Klinës, janë aksidentuar tri automjete, dy vetura dhe një traktor. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova në një përgjigje për Klankosova.tv.