Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të dyshuar arrestohen për disa raste vjedhjesh në Pejë, njëri i mitur

NULL NULL
04.07.2025 09:49

Tre persona, përfshirë një të mitur, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në disa raste vjedhjesh në lokacione të ndryshme në Pejë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, policia ka sekuestruar disa gjësende të dyshuara si të vjedhura, një thikë dhe një sasi të vogël të narkotikëve, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet tutje në raportin 24-orësh policor.

lajme të ngjashme