Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë deklarohen të pafajshëm NULL NULL 17.04.2025 10:18 17.04.2025 10:18 Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk e kanë pranuar fajësinë në seancën e parë gjyqësore ka nisur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë deklaruar të pafajshëm, transmeton Klankosova.tv. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, shumica prej të cilëve janë arratisur, që akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale. Mes tyre është edhe Millan Radoiçiqi, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Kujtojmë se në seancën përgatitore që u mbajt më 9 tetor 2024, të akuzuarit Tolliq dhe Spasojeviq, refuzuan të deklarohen për fajësinë, kurse Maksimoviq ishte deklaruar i pafajshëm. Fillon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë